Dy rrugë me emrat Lorenc Luka dhe Voltana Ademi, kërkesa e çuditshme e anëtarit Socialist të këshillit bashkiak Shkodër…

Një kërkesë e çuditshme është bërë nga anëtari Socialist i këshillit bashkiak Shkodër Elson Çeliku. Ai në kërkësen e dorëzuar këshillit ka propuzuar që dy rrugë në lagjen “Partizani” të Shkodres të marrin emrat e kryeshkiakes aktuale Voltana Ademi dhe ish-kryebashkiakut Lorenc Luka.

Mesa duket nga fotot e publikuara të bashkangjitura me kërkesen zyrtare nga Elson Çeliku, kuptohet se ky propozim është ironizus për dy emrat e lartëpëmendur, pasi këto dy rrugë janë lënë pasdore dhe pa asnjë investim nga ana e bashkisë Shkodër prej shumë vitesh.

KERKESA:

Me ane te kesaj kerkese i drejtohem Keshillit Bashkiak qe te marrin ne shqyrtim ndryshimin e emrit te dy rrugeve ne lagjen “Partizani”, nga emrat ekzistues ne rruga “Voltana Ademi” ate qe sot eshte “Besa Shqiptare” dhe “Lorenc Luka” ate qe sot eshte “Rruga e Paqes”.