Duncan Norman, ambasadori Britanik flet nga Shkodra: “Të rrespektohet marrëveshja e 5 qershorit, nëse ka vullnet politik Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira”…

Lufta ndaj krimit organizuar ka qene pjese e punes time ne keto vite e do te vijoje. Gjate vitit te fundit ambasada jone eshte rritur ne numer. Pjesa me e madhe e stafit po punon ne luften ndaj krimit organizuar. Nje pjese e rendesishme e asaj qe ne shohim eshte te merremi me procesin e krimit organizuar. Sic e dijme nje nga arsyet qe njerezit merrem me krim eshte per te bere para. Nese do te kishim mundesi ta ndalonim, atehere do te ishim kenaqur.

Britania eshte mbeshtetese e reformes dhe dje takova kryetaren e BKH. Krijimi BKH eshte nje hap i rendesishem. Do te donim te ndodhte me shpesh por e verteta eshte qe nuk kemi alternativa tjeter.

Ne nuk jemi pjese por mbeshtesim rrugen tuaj dhe reformat drejt BE. Do te donim qe gjerat te ndodhnin me shpejt. Keni shume pune per te bere. Ata qe kerkohen nuk jane te parealizueshme. Jam besimplote qe do ti plotesoni.

Mbase nuk kam nje kendveshtrim se cilen parti duhet shqiptaret te votojne, por ama te marrin pjese ne votime duhet. Eshte nje detyre e pergjegjesi ndaj vendit dhe vetes se tyre. Ata duhet te vendosin kush ti udheheq ne vitet ne vijim. Mbase duhet ta perseris, se di cilin do te votojne por ajo qe do te them eshte votoni.

Reforma elektorale eshte nje ceshtje e nxehte ne Shqiperi dhe eshte dicka qe Britania e shef me rendesi, qe te implementohet ne formen e duhur. Une nuk kam nje ide se cila do te ishte menyra duhur, pasi cdo vend ka specifikat e veta. Cdo sistem mund te behet mjaftueshem funksional nese eshte vullneti politik. Ne ishim mbeshtetes fuqishem te ndryshimeve qe u bene ne 5 qershor. Nje marreveshje qe u dakortesua nga te gjitha palet dhe vijon te qendroje fakti se nuk duhet ndryshoje ajo marreveshje. Nese do te kishte vazhdimesi reformes, duhet bere menyre transparente e ne perputhshmeri me konsensusin e duhur. Eshte detyre e keshillit politik te gjeje kete konsensus. Shpresoj kjo te behet por nese rast se kjo nuk eshte te mos kaloje menyre arbitrare. Palet uroj gjejne konsensus. Rekomandoj te gjendet nje sistem qe funksionon e qe i ben zgjedhjet e ardhshme te lira e te ndershme.

Ne rastin e Britanise kemi patur keto figura prej 150 vitesh. Eshte e mundur te jete ok, qe te mos kete parti te re cdo here por eshte e rendesishme qe partite te bejne pune bindese e te terheqin votuesit. Nuk duhet harrojme qe partite jane aty qe te shprehin zerin e qytetareve. Te kemi parasysh qe ne 25 prill fuqia qendron me votuesin dhe jo anasjelltas.

Une besoj qe nese do te egzistonte vullneti politik, Shqiperia mund te kete zgjedhje te lira. Qeveria britanike punon ngushtesisht per te luftuar krimin e organizuar dhe do te punojme akoma me fuqishem ne muajt ne vijim duke latur parasysh zgjedhjet. Do te vijojme bashkepunimet edhe me palet nderkombetare qe te kemi monitorime me te forta.

Ne vitet e kaluara ka patur 3 forma monitorimi. Britania ka qene pjese e monitorimit. Ne zgjedhjet e fundit lokale ka qene nje Britanik. Ka monitorim brendshem qe eshte me i miri. Si dhe monitorimi nga vete ambasadat.

Presidenti ka nje rol te rendesishem kushtetues. Ai vepron mbi ate qe mendon se eshte me e drejta per kushtetuten. Nuk mendoj se do te ishte e duhura per mua te komentoj rolin e presidentit.

Eshte me rendesi qe keshilli politik te vijoje te operoje. Nese kjo nuk do te ishte e mundur do te na duhej te gjenim forma arbitrimit. Per momentin se shohim si rruge zgjidhje.