Do krijojë parti të re për zgjedhjet e 25 prillit? Topalli për Report TV mohon zërat: Jo, nuk është e vërtetë …

Ish- kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka mohuar zërat se do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Besard Jacaj, Topalli ka deklaruar se lajmet që po qarkullojnë me media ditëve të fundit nuk janë të vërteta.

Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo për Report Tv.

Aktualisht deri më tani është zyrtarizuar krijimi i partisë së re nga disa deputetë të opozitës së re, me në krye Muslim Murrizi.