Dështon sërish policia/ I rrethuan banesën që prej mëngjesit, Talo Çela ‘shpëton’ nga duart e FNSH-së

Një tjetër operacion për të kapur të shumëkërkuarin Talo Cela ka dështuar. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit, FNSH kanë rrethuar banesën e tij në fshatin Karakullak në Bradadesh.

Ndonëse ka bastisur banesën tre katëshe, nuk ia ka dalë që të arrestojë Talo Celën. Deri tani, janë realizuar të paktën 5 operacione për të bërë të mundur kapjen e tij, të cilat kanë dështuar.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, vëllai i tij, Bujar Çela u ekzekutua jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të Talos.

Në pamundësi për ta gjetur, máskat u hákmorrën tek vëllai. Ngjarja është në vazhdën e vrásjèn në Elbasan të dy bándave. Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, grabitën 4.6 milionë Euro para të bankave të nivelit të dytë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Që prej asaj kohe, Talo Çela qëndron në arrati dhe i është shmangur dorëzimit në polici, duke u bërë një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare. Në një rrëfim të gjatë në një intervistë, Talo Çela mohoi që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 9 Prillit 2019, ndërsa pranoi se njihte dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët janë tashmë të arrestuar për këtë ngjarje. Talo Çela është i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.