

Gazetari turk i cili kërkoi azil në Shqipëri dhe iu mohua, është deportuar drejt Turqisë
Bëhet fjalë për gazetarin Ahmet Emre Olur, i cili kërkoi azil në Shqipëri, por nuk iu dha.
Është Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë ajo që e ka konfirmuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, cituar nga mediat turke.
Deportimi i Olur u bë pas pretendimit se ka përfunduar afati 2-vjeçar i qëndrimit në Shqipëri.
Në kërkesën për azil, gazetari turk pretendonte se i rrezikohej jeta në vendin e tij për shkak të bindjeve politike dhe kronikave televizive të realizuara kundër qeverisë.
Pikërisht prej kronikave kundër qeverisë, gazetari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke.




