Beqaj: Helidon! Qenke jo vetëm rrencak, por edhe pak hileqar…OSHEE ndez fushatën në Shkodër

Prej ditesh dy drejtuesit politik te Qarkut Shkoder per zgjedhjet e 25 prillit, Helidon Bushati i PD dhe Ilir Beqja i PS, po ngrejne akuza kundra akuza, ne lidhje me faturimet e OSHEE ne fshatin Obot gjate perbytjeve qe kaluan kete fillim viti.

Ja si i kunderpergjigjet Ilir Beqja akuzave te nje dite me pare, ku Helidon Bushati publikoi nje video te nje banori nga Oboti i cili ankohej per gjobevenie nga ana e OSHEE.

Statusi i Ilir Beqaj:

Helidon! Qenke jo vetëm rrencak, por edhe pak hileqar.

Sepse nuk besoj se nuk din të dallosh lekët e vjetër nga lekët e rinj, apo nuk din të dallosh lekët nga kilowatorët.

Një banor në Obot mund ta ketë jo të lehtë të kuptojë faturimin dymujor, por jo ti që të ka caktuar partia të drejtosh listën e deputetëve të qarkut Shkodër.

Për të dytën herë brenda pak ditësh OSHEE të nxjerr bllof para opinionit publik.

https://www.facebook.com/ilirbeqajal/posts/1646915948829782

Statusi i Helidon Bushatit nje dite me pare:

Rilindasit e inatosur nga e vërteta kërkuan sërish të mbulojnë urrejtjen e tyre patologjike ndaj Shkodrës, me gënjeshtra ditën për diell.

Mekëmbësi i Ramës për Shkodrën, Ilir Beqaj dhe sejmenët e tyre te OSHEE, deshën të fshehin të vërtetën e Obotit me atë që dijnë të bëjnë më mirë, me mashtrim.

Por banorët, me parë të permbytur e më pas të “gjobitur” në fatura energjie të stërfaturuara që nuk ndalojnë as në ditë të gazepit, kanë përgënjështruar këta mashtrues serialë.

Me zë dhe figurë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbushatihelidon%2Fvideos%2F428039038473214%2F&show_text=false&width=560