Benet Beci përshendet miratimin nga Parlamenti për ndërtimin e Skavicës…

“Lajm i mirë! U miratua sot në Parlament Ligji për Ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në korrik të vitit të kaluar së bashku me kryeministrin Rama paraqitëm studimin për Skavicën, sot u hodh një hap shumë i rëndësishëm për realizimin e tij. Përveçse të qënit investimi më i rëndësishëm që Shqipëria bën për energjinë elektrike në këto 30 vite, hidrocentrali I Skavicës do të ketë edhe një tjetër funksion.

Në vitet me prurje më të mëdha nga lumi Drin, ky hidrocentral do të ndihmojë në reduktimin e situatave të përmbytjes në zonën e Nënshkodrës. Në pozicionin e menaxherit te KESH gjatë dimrit të këtij viti përballuam së bashku me kolegët një situatë të vështirë të reshjeve.

Arrita të kuptoj në detaje faktorët që shkaktojnë përmbytjet në zonë. Kjo më bën të ndihem shumë I motivuar që si deputet i Qarkut Shkodër, të angazhohem për zgjidhjen afatgjatë të problemit të përmbytjeve. Ndërtimi i Skavicës na e jep këtë mundësi”, shprehet Beci.

https://youtu.be/a9CBfgY1KPA