Bëmë hero qenin e Kosovës: Shqipëria harxhon 1.1 milion dollar për trajnimin e qenve, por nuk patëm asnjë në terren

Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale është bërë virale fotoja e një qeni të forcave të kërkimit nga Kosova.

Madje, qeni u shpall hero pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë.

Gjithashtu, gjatë operacionit që vijon për lokalizimin dhe nxjerrjen e gjashtë anëtarëve të familjes Lala në Kenetë të Durrësit, forcat italiane përdoren tre qen madhësi trupi të ndryshme.

Pasi dështoi qeni me trup të madh, u futën në përdorim dy qen të tjerë më të vegjël, të cilët kërkuan nëpër rrënoja.

Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.

Por, mungesa e logjistikës nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen.

Madje, edhe pse këto dy ditë nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.

Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollar për këtë qëllim deri më tani.

Tabela e shpenzimeve nga Buxheti i Shtetit per Institutin e Pergatitjes se Qenve

Në thesar janë pasqyruar të gjitha pagesat e bëra nga Instituti i Përgatitjes së Qenve për një mori shërbimesh që fillojnë nga mirëmbajtja e makinave deri tek blerja e ushqimit.

Harxhojmë miliona për qentë, por qen nuk kemi në momentin kur na duhen më shumë. /abcnews.al