Bashkia Shkodër bën bilancin, ja dëmet e shkaktuara nga stuhia e një nate më parë…

Raport mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe shtrëngata e natës më 26 shtator 2020

Gjatë natës së mbrëmshme një sërë dëmesh janë shkaktuar nga erërat shumë të forta. Rezultojnë:

32 Pemë të larta dekorative, disavjeçare të rrëzuara, në rrugët si më poshtë:

▪️27 pemë në Unazën Perendimore të qytetit

▪️1 pemë në rrugën tek Stacioni i trenit;

▪️ 1 pemë në rrugën “Qemal Draçini”

▪️1 pemë në Lulishten tek Shatërvani;

▪️1 pemë në Lulishten pranë Universitetit

▪️1 pemë në Bahçe të Çakajve

Rezultojnë 6 pemë dekorative të larta të dëmtuara, sipas rrugëve më poshtë:

▪️5 pemë në rrugën “Europa”

▪️1 pemë në Zonën Industriale

Dëme janë shkaktuar në rrjetin e ndriçimit rrugor.

– Janë dëmtuar 6 shtylla të larta

– 12 koka ndriçuesish

– Dëmtim kabëlli furnizimi

Nga dëmtimet e pemëve ka dëmtim të tubacioneve dhe pusetave, apo të trotuarit në afërsi.

Të gjitha rrugët janë zhbllokuar në kohë shumë të shpejtë dhe janë të qarkullueshme. Vazhdon puna për evadimin e mbetjeve të dala nga pemët dhe pastrimi i rrugëve. Të gjitha strukturat janë të gatshme për përballimin e situatave të pritshme në vazhdim.