Basha: Salianji mori dënim politik, Rama kërkon tu mbyllë gojën mediave


Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e kryesisë duke e cilësuar dënimin e Ervin Salianjit, si dënim politik.

Ai gjithashtu foli edhe për ligjin që u miratua mbrëmë ‘antishpifje’, duke thënë se Rama kërkon t’u mbyllë mediave gojën.

Basha: Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojen mediave.

Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bërë presion kujdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin.

Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.

Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrie të Brendshëm.

Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg.

Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencës jo për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit të tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa të cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën e integrimit.