Basha: Qeveria nuk deklaron shifrat reale të personave të infektuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe se si po menaxhohet ajo nga qeveria.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha tha se qeveria nuk ka deklaruar numrin real të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Sipas tij, numri i ulët i viktimave vjen si rezultat i testimeve të ulëta.

A mendoni se ka ardhur koha për lehtësimin e tyre?

Nëse qeveria do të kishte pasur një plan dhe të kishte patur transparencë, Shqipëria sot do të ishte më e hapur dhe nuk do të kishim këtë gjendje ku pandemisë së COVID-19 i bën konkurencë pandemia po aq e rrezikshme, ajo ekonomike. Problemi është kur ke shifra zyrtare të cilat nuk janë transparente por përpilohen sipas një protokolli që mbahet sekret. Ku numri i testimeve e ke më të ulët atëherë ke dhe numrin e ulët të infektimeve dhe u shet shqiptarëve sapunin për djathë.  Në raport me vendet e tjera të Europës, raporti është 1 me 10, 1 me 100 i testimeve në Shqipëri, në raport me vendet e tjera të rajoni janë 1 me 3, 1 me 4 dhe në rastin më të mirë 1 me 2. Pra qeveria e ka mbajtur të ulët numrin e testimeve dhe shifrat që na tregon nuk janë shifrat e realitetit. Këtë mund ta shikoni fare thjesht, para pak ditësh kurba nisi aq lartë sa më 4 prill. Kurbës së Shqipërisë nuk i përafrohet asnjë vend tjetër pasi janë mbajtur testime të ulëta. Gjurmimi i personave nuk është bërë. Është akoma më e vështirë kur nuk ke kite testuese./ Opinion.al