Basha nga Shkodra: Shporrja e tiranisë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike

Pas tubimit të 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, PD ka për objektiv të shporë tiraninë dhe të vendoset demokracia.

Nga qyteti i Shkodrës, Basha tha se kjo do të bëhet me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.

Bepin Kolvataj: Zoti Basha çfarë do të ndodhë pas  2 marsit?

Lulzim Basha: Shporrja e tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i PD dhe për këtë do të bëjmë gjithçka bashkë me Shkodrën dhe gjithë shqiptarët. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.