Basha: Dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike…

Dyfishim i menjëhershëm i asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.

Ky është premtimi i rradhës i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, pak orë pasi prezantoi programin e selisë blu “Shqipëria fiton Mirëqënien Sociale”, lideri i opozitës shprehet se 25 Prillit është një shpresë e re për vendin.

“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!“, shkruan Lulzim Basha.