“Avullon” rezerva energjetike e kaskadës së Drinit, zbret në 541 GWh…

Rezerva energjjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MWh në vetëm në një javë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare publikoi sot (29 gusht) të dhënat e hidrocentraleve, ku vihet re një ulje e ndjeshme e Fierzës në raport me një javë më parë.

Aktualisht KESH është duke prodhurar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75% e energjisë që konsumohet në vend.

KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të çmimeve të larta në bursë, të cilat për datën 30 gusht arritën në 1047 euro për MWh.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

Prurjet natyrore në kaskadë janë:

  • HEC Fierzë 60 m3/s
  • HEC Koman 20 m3/s
  • HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 271.94mmnd,
  • Hec Koman 173.64mmnd,
  • Hec Vau Dejës 73.75mmnd

Rezerva Energjetike është: 541.6 GWh

Prodhimi ditor:  17, 424MWh./Monitor/