Arbis Vjerdha reagon për aksionin e IKMT në Velipojë…

Anetari i Keshillit Bashkiak Shkoder, Arbis Vjerdha ka reaguar permes nje postimi ne ”Facebook” ne lidhje me aksionin e IKMT ne Velipoje dhe mos reagimin e keshillit bashkiak ndaj kesaj nderhyrje brutale e cila shkaterroj turizmin.

JA POSTIMI I PLOTE

Prita me padurim, nje reagim nga keshilli bashkiak, per nderhyrjen brutale dhe tendencioze ndaj bizneseve ne Velipoje, nga ana e IKMT.

I kujtoj te nderuarve keshilltare qe jane zgjedhur per te folur dhe mbrojtur qytetaret e ketij qyteti, te ardhurat e kesaj bashkie dhe besoj per te monitoruar cdo nderhyrje ne kete zone elektorale, ku votohet komshiu e jo Edi Rama.

U ndjeva keq dje kur pashe ne krye te IKMT-se nje cam qe sillej si nje andart grek dhe me mllef s ndalej as mbi germallat e beach bareve.

I kujtoj ketij çami se ishim ne verioret qe ju shpetuam nga shfarosja e grekeve prandaj haram dhe mallkim ndaj teje e sojit tand.

Po kthehem edhe nje here tek keshilli, a mendoni ju gjumashe zhegu se nje reagim te pakten per demtimin e turizmit dhe shkaterrimin e te vetmit hambar te madh te ardhurash per bashkine qe na takon te gjitheve, a duhet te ndermirret?

Jam plotesisht kundra ndertimeve te paligjshme por jam dhe kunder paligjshmerise se veprimeve te atyre qe duhet te zbatojne ligjin te paret (institucionet). Jam kunder shkaterrimit te turizmit dhe imazhit te Shkodres. Jam kunder, si kryetari i Lezhes, spostimit te qellimshem te turizmit drejt jugut.

Sot e mot do jem me popullin dhe hallet e tij.