Anti-shqiptar dhe “bekues” i krimeve serbe/ Covid-19 i merr jetën mitropolitit Amfilohije…

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, i infektuar me Covid-19.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv, raporton REL.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Mitropoliti i Malit të Zi njihet për qëndrimet e tij anti-shqiptare. Për dekada me rradhë ai “ka bekuar” çdo krim te Serbise, ka luftuar pavarësine e Malit të Zi dhe ka nxitur urrejtje kundër shqiptarëve.