Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas drejtuesin e motorçikletës…

Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të motorçikletës ka ndodhur në aksin Shkodër – Malësi e Madhe në fshatin Shtoj. Mësohet se makina është përplasur me motorçikletën.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës pasi nuk pasur mjet identifikimi me vete.

Policia është nisur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.