Afati i fundit / Sot mbledhja e Këshillit Politik ndahet nga 3 “pikat e nxehta”, a do të ketë marrëveshje?

Shpërndaje

Sot në orën 17:00 Këshilli Politik mblidhet për herë të fundit para përfundimit të afatit të 31 maj-it të dakordësuar mes palëve, për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

Prej më shumë se dy ditësh mbledhjet e Këshillit Politik nuk kanë pasur fryte teksa pritet të shihet sot kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit.

Shpërndaje