Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot urdhrin e Policisë së Shtetit me anë të cilit u kërkon efektivëve të forcave të rendit të dhurojnë pagën e tyre në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Në mesazhin e tij, Petrit Vasili e quan si skandal faktin që kryeministri ka urdhëruar mbajtjen e pagës së policëve, ndërkohë që ka vendosur të mos prekë asnjë qindarkë nga paratë e koncesioneve.
“Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Ramës. Edhe në këto dite te tragjedisë me te rende qe është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga te gjitha anët, vetëm parave te Koncesioneve s’duhet tu lëvize asnjë qime.
Populli i martirizuar nga tërmeti, qe s’ka buke te haje dhe shtëpi se ku te fusë kokën, duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij për gjakpirësit financiarë te Koncesioneve te qeverise. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me urdhëra te paligjshme u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për situatën.
Shikojeni me sytë tuaj dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij”, shkruan Vasili.