Thirrje tatimpaguesve! Drejtoresha e Tatimeve: Brenda 5 qershorit aplikoni për pagat e luftës së punonjësve

Shpërndaje

Në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me bizneset, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se brenda datës 5 qershor “presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetëra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që u takon”.

“Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!”- tha Ibrahimaj.

Ajo shkoi në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar prej 40,000 lekësh, ku tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës.

“Sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.”

“THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEM DHE ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON🤝”, shkroi kryeministri Rama në Facebook, krahas videos live të Ibrahimajt.

Shpërndaje