Java e fundit e muajit Maj do të mbyllet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, të shoqëruara me stuhi ere në pjesën më të madhe të territorit.
Ditën e nesërme (29 maj), sipas Meteoalb, do të ketë reshje te pakta në zonat malore gjatë paradites të cilat do të shtohen edhe në ultësirën perëndimore duke sjellë reshje të karakterit lokal. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten ne mesditë duke luhatur vlerat nga 6°C deri në 27°C.
Ndërsa ditën e shtunën (30 maj), do të vijojnë reshjet e shiut gjatë paradites dhe do të shtohen në ultësirën perëndimore. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare ne det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.