Debati për teatrin, Veleshnja pro prishjes: Kemi dilema në kokë. Drishti: Vjen si aktor dhe flet si politikan

Shpërndaje

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, aktori Rezart Veleshnja u shpreh se ishte pro shembjes së teatrit.

Ndërsa regjizori Ismet Drishti u kundërshtoi duke thënë se ka ardhur si aktor dhe po flet si politikan.

Veleshnja: Ne jemi në popull me shumë dilema. Nuk dimë çfarë duam. Ne themi ky është maskara, vjedh. Ndërsa ky tjetri është budalla, nuk vodhi fare lekë. Duhet të sqarojmë dilemat tona. Unë kam dëgjuar atë që ka thënë Robert Ndrenika. Teatri është i artistëve.

Drishti: Po pra, është i artistëve, se ti ka ardhur si aktor, por flet për politikan.

Shpërndaje