Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme rreth deklaratave të tij më 2 Mars për shpërndarjen e Parlamentit nëdërsa ka argumentuar se jo më kot ka kërkuar gatishmërinë e 20 burrave pasi rrqëzimi i një qeverie kërkon një palë tjetër që ofrohet për të krijuar qeverinë e re.
Pas insistimit të gazetarit Blendi fevziu, Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme këtë të fundit nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.
Meta e pyeti dhe i ofroi Fevziut këtë detyrë, në kuadër të bisedës, teksa flisnin në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe deklaratave të ambasadores amerikane.
Fevziu: Ju deklaruat se do të shpërndanit parlamentin, pse duket sikur jeni tërhequr nga ky qëndrim?
Ilir Meta: Ju e merrni përsipër të bëheni kryeministër?
Fevziu: Po mua s’më ka lënë mendja ta bëj atë gjë.
Ilir Meta: Po të dalë dikush që e ka lënë mendja dhe ta marrë përsipër këtë gjë