Rama bën të ditur masat e reja për COVID-19: Java e fundit me kufizime

Shpërndaje

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se, nga java e ardhshme do të ketë masa të reja për COVID-19.

Kryeministri theksoi se, kjo ishte fundjava e fundit me kufizime sa i takon bizneseve ndërsa për lëvizjen me automjete u shpreh se do të mbeten në fuqi dhe për dy fundjavat e ardhshme.

Ndërsa pas sezonit të verës ndalimi i makinave gjatë të dielave do të bëhet për të përmirësuar mjedisin. Edhe për javën e ardhshme kryeministri tha se, lëvizja e këmbësorëve do të jetë e kufizuar në fashën e orarit 05:00-21:00.

Kurse për transportin publik, kreu i qeverisë u shpreh se, në fund të muajit do të paraqitet strategjia e re ndërsa hapja do të bëhet pjesë-pjesë duke garantuar shëndetit dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi.

“Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse ne do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë”, deklaroi z. Rama

Shpërndaje