‘Jam e kënaqur me 50 viktima’, Valbona Sako jep dorëheqjen nga posti i kryebashkiakes së Durrësit pas gafës mbi tërmetin

Shpërndaje

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Një ditë pas videos që u bë virale pas komentit të saj në media, se është e kënaqur me 50 viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Ajo thotë se është e lënduar nga reagimi i madh që pato ndaj deklaratës së saj, dhe tashmë ka marrë këtë vendim nën në stres që i kalon fuqitë e saj.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako.

Shpërndaje