Prençi: Kemi shkollën e qenve me buxhet 1 mln euro në vit por s’kemi asnjë qen kërkimi

Shpërndaje

Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora do të flitet për fatkeqësitë natyrore që janë të paparashikueshme.

“Por ka një protokoll që shtetet e kanë të gatshëm dhe e venë në veprim, para se të fillojë paniku…

Ish drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci dhe Petrit Vargu bëjnë një analizë të situatës

Pyetje: i janë drejtuar forcat speicale në terren?

Shemsi Prenci: Në orët e para kishte coroditje, nuk kishte kompletime në pajisje. Nga mosmenaxhimi i drejtuesve të lartë të strukturave operacionale. Prej 3 ditësh ende nuk e kam parë të reagojë shefi i shtabit të përgjithshëm si drejtuesi kryesor i strukturave të armatosura që janë njëherësh dhe eprorët e grupit të kërkim shpëtimit.

Që në orët e para qeveria duhej të shpallte gjendjen e emergjencës. Por u hezitua dhe thonin çfarë do të bëjmë cfarë u shpall ndryshe nga ato cfarë kemi bërë. Kur shpallet gjendja e emergjencës nuk ka më alternativa por ka detyrime ligjore për reagimin në kompleks të gjitha strukturave për të shpëtuar jetë njerëzish dhe vepruar profesionalisht. Në orët e para jo vetëm që ishin të papajisur por dhe pa masa mbrojtëse.

Pyetje:  Është e vërtetë që nuk ka pasur as qen kërkimi?

Shemsi Prenci: Forcat tona nuk kanë pasur

Pyetje: Kushton shumë një qen kërkimi?

Shemsi Prenci: Ne kemi një shkollë të përgatitjes dhe trajnimit të qenve të kërkimit që konsumon një buxhet mbi 1 milionë euro në vit .. Strukturat tona edhe pse janë harxhuar shumë fonde ende nuk janë të përgatitur që për të shkuar në raste tërmeti duhet të shkohet me pajisjet për tërmetin, apo në raste të përmbytjes të shkohet me pajisjet e përmbytjes. 

Pyetje: Nëse do të kishim një staf kërkimi të kompletuar a do kishim më shumë rezultat në operacionet e shpëtimit

Petrit Vargu: Pa dyshim që rezultatet do të ishim totalisht të ndryshme dhe nuk do të prisnim që të vinin forcat nga rajoni.    

Shpërndaje