Prenci: Pallati në Thumanë ishte shpallur i pabanueshëm

Shpërndaje

Shemsi Prençi, ish-Drejtor i Emergjencave Civile i ftuar në studio e ABC Neës tha se Prokuroria e Përgjithshme sot duhet të ishte në Thumanë.

Sipas Prençit pallati që zuri poshtë disa njerëz më herët është shpallur si i pabanueshëm. Ky pallat sipas Prençit është shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 qershorit ndaj për këtë Prokuroria duhet të nisë hetimin.

“Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar ,madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së përgjithshme. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish-drejtori i emergjencave civile./ Burimi: Abc News

Shpërndaje