Apple bën ndryshimin radikal në formën e iPhone 12

Shpërndaje

Ndërkohë që Apple i ka bërë telefonët iPhone më të butë dhe më të rrumbullakët që nga iPhone 6 i lançuar në 2014, tani po risjell linjat e ngurta të iPhone 4 dhe 5, të preferuarat e fansave më të mëdhenj.

Tashmë e dimë që iPhone 12 i Apple do të ketë një kamera që do të ndryshojë komplet lojën, si dhe një çmim tundues.

Por tani elementi që bie më tepër në sy i smartfonit ka marrë formë.

Duke ndjekur një seri ndryshimesh, është e qartë që Apple do ti japë iPhone-ëve të 2020-ës ndryshimin më të madh në dizajn që nga lançimi i iPhone X në 2017.

Ka të bëjë me këndet e telefonit. Ndërkohë që Apple i ka bërë telefonët iPhone më të butë dhe më të rrumbullakët që nga iPhone 6 i lançuar në 2014, tani po risjell linjat e ngurta të iPhone 4 dhe 5, të preferuarat e fansave më të mëdhenj.

Ky është stili të cilin Apple e ka aplikuar edhe mbi 2020 iPad Pro, një produkt i cili shërbeu për të hequr planet e imazheve të iPhone.

Përveç madhësisë së telefonit, Apple gjithashtu do të sjellë iPhone me një panel të përparmë të sipërm më të vogël të iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro, si dhe kamerat e pasme respektivisht.

Ndërkohë që paraardhësit mbeten me kamera të pasme të dyfishtë, kamerës së trefishtë të iPhone 12 Pro do ti bashkohet sensori i ri LiDAR i Apple.

LiDar sjell një fotografim 3D me rang më të lartë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri tani, dhe ka potencialin të ndryshojë në mënyrë radikale lojëra dhe aplikacione të realitetit të shtuar.

Është ende e paqartë nëse Apple do ti vendosë iPhone 12 një portë karikimi Lightning apo USB-C. Sipas burimeve, Lightning do të jetojë edhe për një gjeneratë tjetër, ndërsa Apple fokusohet më shumë në lëvizjen drejt pajisjeve pa porta.

Një tjetër përditësim në iPhone e Apple, është ekrani 120Hz ProMotion dhe dy madhësi për ekranin. Çdo iPhone 12 do të jetë OLED, ndërsa 120Hz do të jetë i limituar vetëm për modelet Pro. 5G është integruar në secilin smartfon.

PCWorld Albania

Shpërndaje