Do ta rrënojmë të vjetrën: Ditmir Bushati, mesazh përmes Qemal Stafës

Shpërndaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ditët e fundit është diskutuar së tepërmi, kjo pas fjalës që mbajti në seancën e fundit të Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bushati ka përcjellë një mesazh në të cilin thekson se 5 maji “Dita e Dëshmorëve” është i lidhur me shpresën dhe nevojën që kemi për vlerat, demokracinë dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Edhe na shqiptarët do t’a rrënojmë të vjetrën. Mbi të do ngrefim madhnisht flamurin kuq e zi të vllaznimit”, shkruante Qemal Stafa, emri dhe veprimtaria antifashiste e të cilit janë të lidhur me 5 Majin. Emri i Qemal Stafës dhe 5 Maji janë të lidhur me shpresën dhe idealin që kemi nevojë të përqafojmë edhe sot, ku vlerat e lirisë, demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë ideali për të cilin luftuan dhe dhanë jetën Dëshmorët e Atdheut.
#LavdiDëshmorëveTëAtdheut ”, shkruan Bushati.

Shpërndaje