Fluturimet në Rinas vijojnë normalisht

Shpërndaje

Autoriteti i Aviacionit Civil ka dhënë informacion për udhëtarë që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore po ashtu dhe në zonë ajrore.

Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti.

‪Në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht. Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë.

Njoftojmë qytetarët se operimet në aeroport vijojnë normalisht.

Shpërndaje