Tronditëse në Fier, burri vret ish-vjehrrin dhe rrëmben ish-gruan…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte qarkun e Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, në fshatin Vidhisht një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij. Pas ngjarjes, ai dyshohet se ka marrë me forcë ish-bashkëshorten dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet një reagim zyrtar me informacion të detajuar mbi ngjarjen.

Shpërndaje