Qëndresa Qytetare kërkon kontroll të KLSH-së për fondin 4 milionë euro të koncertit të Kanye West…

Shpërndaje

Qëndresa Qytetare i është drejtuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke kërkuar verifikimin e mënyrës së administrimit dhe përdorimit të 4 milionë eurove të akorduara nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West.

Sipas organizatës, ka dyshime mbi bazën ligjore të përdorimit të këtij fondi, pasi fondi rezervë parashikohet të shërbejë vetëm për situata të jashtëzakonshme ose shpenzime të paparashikuara që nuk mund të planifikohen gjatë hartimit të buxhetit.

Po ashtu, Qëndresa Qytetare vlerëson se financimi i një eventi privat kulturor, përmes një akti normativ të miratuar vetëm pak ditë para zhvillimit të koncertit, ngre pikëpyetje lidhur me respektimin e procedurave ligjore, transparencën në vendimmarrje, kriteret mbi të cilat është përzgjedhur përfituesi, si dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Shpërndaje