Shtimi i të infektuarve, Ademi: Dogana e Hanit të Hotit ka qenë e hapur

Shpërndaje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka treguar në emisionin “Opinion” mbi gjendjen e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në këtë qytetë.

Ademi është shprehur se një nga arsyet e rritje së rasteve të reja është mosfunksionimi i masave të marra nga qeveria.

Po ashtu, kryebashkiakja tha se dogana në Hanin e Hotit ka qenë e hapur dhe masatarisht janë futur  mesatarisht 100 perosna në ditë, ndërsa ditën e sotme janë futur 70 persona.

Si është situata në Shkodër?

Sot jemi në nivelin 61 individë pozitiv në qytetin e Shkodrës, nga të cilët 2 janë në terapi intensive, 6 në mjekim spitalor, 53 tyë izoluar dhe kemi tre të vdekur.

Qeveria u shpreh gjithçka nga një varrim, çfarë ka ndodhur?

Të jemi korrekt sidomos me situatën që ndoshta ka më shumë se katër javë të një kërkese të vazhdueshme që ne kemi pasur për një testim të vazhdueshmë të kërkyar nga qytetarët. Sinjalizimin e parë e pata marrë para katër javësh nga reaminatorët dhe personeli i mjekësor i Shkodrës dhe nga mjekët e shërbimit parësor në Shkodër. Ata më shprehnin shqetësimin që e tyre për dy gjëra, me protokollin e pranimit i atyre që shkojnë në spital për tu vizituar. Dhe fakti e ka siell që ne kemi të shuma raste të sëmurve që kanë qënë në spital dhe disa kanë humbur dhe jetën.

Pse në Shkodër ka ndodhur diçka më ndryshme krahasim me qytetet e tjera?

Në Shkodër kanë vijuar deri para dy ditëshm doganat kanë qenë të hapura, Hani i Hotit ka qenë i hapur dhe mesatarisht hynin 100 persona. Kishte shqiptarë dhe të huaj. Detyrimi për ti vetkarantinuar në hoteleritë është marrë vetëm para tre ditësh. Ky është një shqetësim që është thënë para disa kohësh dhe imagjinoni numrin e emigrantëve që do të duhet të vinin në Shqipëri kur u mbyll Lombardia ishte 3600 veta. Kërkesa që u bë atëherë ishte një karantinimi i detyruar 2 javor

Nuk ka ndodhur karantinimi?

Ata kanë shkuar tek familjet e tyrë. Ne kemi të pakëtn një nga këto familje që kanë pasur kontakte me një familjar nga jashtë. Masat që janë reklamuar që do të merreshin në fakt nuk janë marrë.

Është mbyllur dogana?

Sot duhettë jenë 70 të huaj dhe asnjë shqiptarë. Dhe për arsye tregtie, por detyrimi për të qëndruar në një vend të izoluar./ Opinion.al

Shpërndaje