“Conftour 2026” në Shkodër, ekspertë dhe studiues diskutojnë të ardhmen e turizmit…

Shpërndaje

Në Universitetin po zhvillohet konferenca ndërkombëtare shkencore “Conftour 2026”, e fokusuar mbi temën: “E ardhmja e turizmit: Përshtatja me digjitalizimin”.

Përgjatë dy ditëve, studiues, pedagogë dhe ekspertë të turizmit nga vendi dhe jashtë tij po diskutojnë mbi sfidat, ndryshimet dhe mundësitë që sjell transformimi digjital në sektorin e turizmit.

Organizatorët e konferencës vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla akademike, duke theksuar se ato ndihmojnë në hartimin e ideve dhe zgjidhjeve konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe përfaqësues të politikës dhe pushtetit vendor në Shkodër, të cilët nënvizuan rolin e turizmit si një motor i rëndësishëm i ekonomisë, por edhe nevojën për të shmangur efektet negative që sjell turizmi masiv.

Gjatë konferencës, e organizuar nga Departamenti i Turizmit pranë Fakultetit Ekonomik, do të prezantohen mbi 20 kumtesa shkencore me fokus turizmin e përgjegjshëm, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit në të ardhmen.

Shpërndaje