Ndryshon sërish çmimi i naftës, ja sa do të shitet…

Shpërndaje

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e radhës të mbajtur këtë të shtunë, më 25 prill 2026, ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Sipas njoftimit zyrtar

Bordi i Transparencës në datë 25 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. ✅ Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 25 prill, ora 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Shpërndaje