
Myftinia Shkodër njofton se festa e Fitër Bajramit këtë vit bie ditën e premte, më 20 mars 2026.
Falja e Bajramit do të organizohet në sheshin pranë Xhamia Ebu Bekër, në zonën e Fushë Çelës. Sipas programit, namazi i sabahut me xhemat do të falet në orën 05:30, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të nisë në orën 06:30, i ndjekur nga hytbeja përkatëse.
Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët janë të ftuar për vizitat tradicionale të Bajramit, të cilat do të zhvillohen në Xhamia e Parrucës nga ora 09:00 deri në 10:30.
Myftinia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që gjatë qëndrimit në xhami të respektojnë rregullat e veshjes dhe etikën e sjelljes, duke ruajtur atmosferën e adhurimit dhe qetësisë.
Në fund, Myftinia Shkodër përcjell urimet më të mira për të gjithë besimtarët, duke uruar që kjo festë të sjellë harmoni, mirësi dhe bashkim në çdo familje.




