
Pas shembjes së urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurres”, aksi Librazhd–Prrenjas ka qenë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve që prej datës 21 shkurt, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se një rrugë e re alternativë do të hapet më 3 mars në orën 12:00, duke rikthyer kalimin nga njëra anë e aksit në tjetrën.
Segmenti i ri, me gjatësi rreth 1.3 kilometra, po ndërtohet pranë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjitha mjetet, nga makinat e vogla deri te kamionët.
Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë qarkullimin deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës në këtë segment rrugor.




