Shërbime dentare dhe fizioterapie brenda Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër, përmirësohet kujdesi për të moshuarit…

Shpërndaje

Dy shërbime të rëndësishme shëndetësore janë vënë tashmë në funksion brenda ambienteve të , duke përmirësuar ndjeshëm kujdesin për banorët e institucionit.

Rreth 65 të moshuar që jetojnë në këtë qendër përfitojnë tashmë shërbim dentar dhe fizioterapie pranë vendqëndrimit të tyre, çka shmang nevojën për lëvizje jashtë institucionit dhe e bën trajtimin më të lehtë e më të shpejtë.

Vetë të moshuarit e vlerësojnë këtë ndryshim, duke theksuar se kushtet dhe përkujdesja ndaj tyre kanë njohur përmirësime të dukshme gjatë viteve të fundit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve është bërë i mundur jo vetëm falë investimeve të institucioneve vendore dhe qendrore, por edhe përmes mbështetjes së donatorëve privatë dhe bizneseve. Një nga shembujt konkretë është krijimi i klinikës dentare brenda institucionit, realizuar me kontribut privat.

E pranishme në inaugurimin e këtyre shërbimeve, drejtoresha e theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e komunitetit janë thelbësore për të garantuar standarde sa më të larta në shërbimet për të moshuarit.

Vendosja e këtyre shërbimeve përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së jetës për banorët e qendrës, duke u ofruar atyre trajtim më të aksesueshëm, më shumë siguri dhe dinjitet në përditshmëri.

Shpërndaje