“E kam verifikuar vetë”, Ademi: Arsyet pse Shkodra u kthye në “vatër e nxehtë” e Covid-19

Shpërndaje

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi në një intervistë në “Provokacija” me Mustafa Nanon, foli mes të tjerash për situatën aktuale si pasojë e përhajes së koronavirusit.

Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga Covid-19 dhe sipas Ademit, kontrolli nuk është vërë si duhet. Siç thekson kryebashkiakja, Shkodra është një zonë me shumë lëvizje dhe ajo thotë se e ka verifikuar vetë që nuk është menaxhuar si duhet situata nga organet e shëndetësisë.

Qarku i Shkodrës ka një numër të konsiderueshëm të popullsisë. Kemi 3 dogana, dhe ka numër të madh të lëvizjes. Mendoj se edhe kjo ka qenë e mjaftueshme për të vënë një alarm që unë kam nja 4 javë që e kam bërë menjëherë pas disa ditësh. Ku e para të kishte një kontroll më të mirë për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, dhe ata që hyjnë të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Unë nuk mendoj se është bërë një kontroll i mirë. E kam verifikuar vetë, kam marrë vetë të gjithë ata që kanë ardhur nga Muriqani dhe ndër 40 veta vetëm njëri më doli që e kishin marrë organet shtetërore për ta pyetur a kishte probleme shëndetësore. Por policia nuk kishte verifikuar nëse janë brenda apo kishin dalë nga shtëpia”, tha Ademi.

Shpërndaje