“Paga e luftës”, Tatimet sqarojnë qytetarët: Ku të ankoheni kur keni probleme me përfitimin e saj

Shpërndaje

Ankesat e individëve për përfitimin e ndihmës financiare do të priten nga Shërbimi për Tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije për të gjithë të interesuarit, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas rregullimit me VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se kanë mundësi të paraqesin kërkesën/ankesën e tyre duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ata banojnë:

Tabelaa

Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të trajtuar me korrektesë cdo kërkesë si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19./Monitor

Shpërndaje