Ismail Qemali dhe fillimi i bashkëpunimit të politikës me bandat…

Shpërndaje

Nga Hasan Bello

Ismail Qemali dhe fillimi i bashkepunimit te politikes me bandat

Banditizmi shoqeror eshte nje koncept i trajtuar bukur ne librin me te njejtin titull te historianit te njohur Eric Hobsbawm. Por kur i ka fillesat bashkepunimi i politikes me banditet ne historine moderne te Shqiperise?

Kjo fillon qe me Shpalljen e Pavaresise kur Ismail Qemali, për interesa politike bashkëpunon me një bandit lokal, Sali Muratin. Sipas nje shkrimi te Ali Asllanit me titull “Rreth babait te madh te Shqiperise” botuar me 11 gusht 1944 ne gazeten “Bashkimi i Kombit” për këtë ai u kritikua nga nje pjese e intelektualeve dhe patriotëve të kohës. Sipas tyre, ai kishte filluar te therriste ne sherbim bashibozuke. Nje nga keta ishte Sali Murati nga Vranishti i Vlores, i cili se bashku me disa shoke ishin te arratisur ne male, duke u ndjekur si keqberes. Por Ismail Qemali i fali te gjithe.

Keshtu, Sali Vranishti nga nje grabites karvanesh u kthye ne nje mbrojtes te qytetit nga hajdutet. Kjo beri qe kritizeret e Ismail Qemalit te talleshin, duke thene mes njeri tjetrit se ai e kishte emeruar Sali Vranishtin Drejtor te Pergjithshem te Sigurimit Publik. Per kete, kane shkruar shume bashkekohes të Ismail Qemalit. Madje, edhe shtypi i huaj.

Ne fakt, ne fund te shek.XIX kur Ismail Qemali ishte drejtues i sanxhakut te Bolluse (sot qytet ne Turqi), nje nga problemet me te cilat do te perballej, ishte banditizmi. Pervoja e fituar ketu i sherbeu qe këtë praktikë ta aplikonte edhe në Shqipëri.

Sidoqofte, Ali Asllani shkruan se, Sali Vranishti u be besnik i Atdheut dhe mori pjese ne disa luftera kunder armikut, duke e zbukuruar kraharorin e tij me plumba.

A eshte ky nje argument qe politikanet duhet te bashkepunojne me banditet? Fakt eshte se, qe prej kesaj periudhe deri ne ditet e sotme me kete kategori sociale ata kane “raporte pune”. Per hire te interesave te Atdheut ose jo, kete nuk mund ta themi.

(Ndërsa i biri i Sali Vranishtit gjatë luftës u bashkua ose u rekrutua për të njëjtat arsye nga komunistët. Më pas, u dërgua në BS për tu shkolluar si oficer i Sigurimit të Shtetit, ku gjatë ushtrimit të detyrës para dhe pas luftës u shqua për krime të ndryshme)

Shpërndaje