
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka shpallur fituese të Çmimit Nobel për Paqe 2025 Maria Corina Machado-n. Ajo u vlerësua për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit venezuelas dhe për përpjekjet e saj për një tranzicion paqësor nga regjimi autoritar drejt demokracisë.
Gjatë vitit të fundit, Machado është detyruar të fshihet për shkak të kërcënimeve serioze ndaj jetës së saj, por ka zgjedhur të qëndrojë në atdhe, duke u bërë burim frymëzimi për miliona njerëz. “Në kohë kur autoritarizmi merr pushtetin, është jetike të nderohen ata që me guxim mbrojnë lirinë dhe rezistojnë”, deklaroi Komiteti.
Ndërkohë, ndër pretendentët për këtë çmim ishte edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte pretenduar meritë për ndaljen e disa konflikteve në botë.




