Presidenti Ilir Meta ishte vizitoi Shkodrën, qarku i dytë tashmë më problematik në vend sa i përket rasteve të koronavirusit.
Pas thirrjeve të djeshme Meta ishte sot në kryeqendrën e veriut për t’u takuar me Prefektin e qarkut Shkodër Çesk Millja dhe kryebashkiaken Voltana Ademi të cilëve u kërkoi bashkëpunim mes njëri tjetrit.
Po ashtu Meta tha se duhet bashkëpunim i qytetarëve në këtë proces dhe durim ndaj kufizimeve pasi Shkodra është qark shumë i ekspozuar.
Presidenti pati një apel dhe për ata që thyejnë rregullat apo tregohen të pakujdeshëm kur shfaqin simptoma të virusit. Sipas tij nuk është turp të prekesh nga COVID-19 por turp është të tregohesh i pakujdesshëm.
”U takova me Prefektin e qarkut Shkodër Çesk Millja, kryebashkiaken e Shkodrës znj. Voltana Ademi për tu njohur më nga afër me përballimin e pandemisë që ka prekur edhe Shkodrën si gjithë vendin tonë. Kam besim se përmes bashkëpunimit të shtabit të emergjencës nga Prefekti, stafit të Bashkisë dhe përfaqësuesve të tjerë shteti të veprojë dhe të japë mundësitë për të menaxhuar në mënyrën më të mirë këtë krizë dhe pandemi. Kjo është e rëndësishme që qytetarët të bashkëpunojnë, të ruajnë distancën sociale, këshillat e autorititetit të shëndetit publik që sa më shpejt të izolojmë të gjitha rastet dhe të ndihmojmë për të shëruar të prekurit nga COVID 19 por dhe të garantojmë normalitetin e jetës sonë.
Por kjo duhet parë në efikasitet. Dua të falenderoj kryebashkiaken për përkushtimin dhe bashkëpunimin me Shtabin e Emergjencave. Jam i bindur se mes këtij bashkëpunimit do të arrijmë dhe në Bashkinë e Shkodrës që është e vështirë duke parë shtrirjen e saj. Por dhe në çdo cep të këtij qarku për të ndihmuar shëndetin e qytetarëve tanë. Qytetarët të jenë bashkëpunues. Mos ndihet fajtor dhe mos rrezikojë. Nuk është trup të kesh COVID 19, është turp të jesh i pakujdeshëm dhe të infektosh familjarët dhe miqtë.
Jemi në rrugën e duhur, drejt përmirësimit të situatës. Duke filluar nga sot edhe në qarkun e Shkodrës që është mjaft i ekspozuar edhe për shkak të Pikave Kufitare.
Shpresoj dhe besoj shumë tek qytetaria shkodrane, përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi.
Në procesin e kufizimeve po e ndjekin të gjitha vendet papërjashtim. Madje ne jemi edhe fqinj i Italisë që kemi shkëmbimet më të mëdha kështu që në këtë drejtim duhet të jemi të duruar dhe të respektojmë kufizimet.
Përmes gjurmimit të të gjitha rasteve dhe testimeve të realizuara për shkak të gjurmueshmërisë të izolojmë të gjitha raset. Të kemi shërim të personave të prekur dhe vatrave. Besoj shumë në bashkëpunim. Sa më shumë bashkëpunim aq më shpejt do i kthehemi jetës normale.” tha Presidenti Meta.