Shkelqim Sterkaj: Dedaj, zemra që më jep forcë për të vazhduar…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkelqim Sterkaj, ndan një mesazh nga vizita në Dedaj, vendlindjen e tij, ku është pritur me dashuri, respekt dhe besim. Ai përcjell mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të banorëve dhe rikonfirmon vendosmërinë për të punuar fort për të ardhmen e kësaj treve fisnike.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Kthim te rrënjët fort të dashtuna!
Në Dedaj nuk ka nevojë të thuash shumë. Njerëzit të kuptojnë me sy, me zemër. Më pritën me ngrohtësi, me besim, me fjalë që më dhanë forcë dhe përgjegjësi. E ndjeva thellë sa shumë kemi për të bërë për këtë trevë fisnike, për rrënjët e mia.
Sa herë kam pasur nevojë, keni qenë aty për mua. E ndjej që edhe këtë herë do të jetë po njësoj.
Faleminderit nga zemra çdo banori të Dedajve që më hapi derën dhe më dha fjalën. Ju jeni arsyeja pse duhet të luftojmë fort, për një të ardhme më të mirë.

Me ju, për ju – gjithmonë!

Shpërndaje