
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar publikisht një realitet të trishtë dhe të pafalshëm: jetimorja e Shkodrës ka një fond vjetor prej vetëm 1 milion lekësh të vjetra. Një shumë qesharake dhe poshtëruese për një institucion që duhet të kujdeset për fëmijët më në nevojë të shoqërisë. Ky denoncim nxjerr në pah shpërfilljen e plotë të institucioneve ndaj një prej shtresave më të pambrojtura, duke ngritur me forcë pyetjen se ku janë prioritetet e vërteta të pushtetit.
Postimi i gazetarit Osman Stafa:
⚠️FAKTE:
❌️Në Shqipërinë e kopshtit “Eden” që kushton 4.3 mln euro;
❌️Në Shqipërinë e satelitëve që kushtuan 6 mln euro;
❌️Në Shqipërinë e palmave dhe pishave të hequra në rrugën Tiranë-Durrës, që kushtuan 8 mln euro,
❌️Në Shqipërinë e Inceneratorit, në Shqipërinë e Konçensioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që fondi vjetor për nevojat shëndetësore për fëmijët e Jetimores së Shkodrës (0-5 vjeç) të jetë 1 mln lekë (të vjetra). Dhe bëhet fjalë për rreth 25 fëmijë. A doni më për pasaportën evropiane?
