
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për eksponentët e Partisë Socialiste, duke paralajmëruar se kushdo që abuzon me pushtetin do të përballet me pasojat.
Gjatë një fjalimi në Shkodër, ku prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai theksoi se qeveria e tij i ka dorëzuar drejtësisë “shpatën” e pushtetit politik dhe askush nuk është mbi ligjin.
“Pushteti politik nuk ka më në dorë shpatën. Ata që devijojnë nga rruga dhe përdorin fuqinë për punë të pandershme, të shkojnë atje ku e kanë vendin,” deklaroi Rama, duke shprehur mbështetjen për SPAK-un dhe reformën në drejtësi.
Ai akuzoi edhe opozitën, duke thënë se disa segmente politike shohin SPAK-un si mjetin e vetëm për të bërë opozitë, ndërsa garantoi se Partia Socialiste do të mbetet mbrojtëse e reformës në drejtësi.