Parashikimi i motit, e marte 31 mars 2020…

Shpërndaje

Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i vlerave të ulta barike duke diktuar vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta në të gjithë vendin gjatë orëve të para të ditës, POR mesdita dhe orët VIJUESE shtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rënie më të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C  deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Shpërndaje