
Sa herë afrohet fushata, retorika politike intensifikohet dhe akuzat mes palëve bëhen më të ashpra. Në këtë kontekst, Izmira Ulqinaku ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të mashtruar qytetarët me projekte 3D dhe për të bllokuar përditshmërinë e tyre.
Statusi i Plotë:
Hapje fushate 😂
Sa herë afrohen fushatat, rinisin genjeshtrat 3D.
❌ Sot në Shkodër erdhi i gjati, i cili paralizoi jetesën në Shkodër duke bllokuar rrugët e duke rënduar trafikun në disa segmente.
Erdhi si gjithmonë për të mashtruar me projekte 3D.
📢 Takimin e hapi politikani kameleon dhe e mbylli politikani antishqiptar.
Hajdut njëri e hajdut tjetri.
Në prag të arrestimeve përkatëse, i bie ndërmend të vijnë e të lodhin shkodranët me mashtrime projektesh, si në cdo fushatë të tyre.
Shkodrën e kanë varfëruar dhe e kanë aneksuar duke i shtuar tarifën për tu lidhur me Tiranën. Komunistët e socialistët janë munduar ta shtypin e ta shkatërrojnë Shkodrën me cdo metodë. Shkodranët kanë qendruar në kembë, janë përballur dhe kanë reaguar në formën më të zgjuar.
💙 Me 11 Maj do të flasin ashtu sic dijnë vetëm bashkëqytetarët e mi!
💙 Me 11 Maj vota masive do të jetë vetëm për Partinë Demokratike!
💙 Me 11 Maj Shkodra do të festojë rikthimin e dinjitetit e lavdisë!




