Marash Lulaj është banori më i ri i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër. Marashi tregon se është ambjentuar pasi stafi është kujdesur për të.
Arsyeja përse ish- kampioni i atletikës përfundoi në Azil është vetmia. Marashi tregon se sportin e ka ndjekur që i vogël. Pasioni i tij vijon të jetë futbolli ndonëse ai ka qenë një atlet ku në vitet 71-72 u shpall kampion i Shqipërisë. Për Marashin ky do të jetë fundviti i parë që do të kalojë sëbashku me 64 të moshuar të tjerë në shtëpinë e të moshuarve Shkodër.
Marashi është një nga sportistë të shumtë që pavarsisht sakrificave për të shkruar emrin në historinë e sportit jeta nuk u tregua aq e drejtë me të. Por siç thotë ai derisa të ketë jetë, do të vijojë të ndjekë sportin nga tribunat e stadiumeve.