Dhjetëra familje në rrugën “Radohina”, në bllokun e banimit pas stacionit të trenit në periferi të Shkodrës, përballen prej shumë vitesh më vështirësi të shumta.
E para dhe kryesorja është infrastruktura rrugore e cila mungon, ndërsa problem tjetër dhe jo më pak i nevojshëm, sipas banorëve, është rrjeti elektrik pa sistem sigurie.
Në këtë lagje banojnë mbi 30 familje të cilat në ditët me reshje shiu e kanë të vështirë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi uji arrin në mbi 20 centimetra dhe është e pamundur të lëvizet.